SHBA, vdes një nga liderët e
Al Kaedes, gjykohej më 12 jana

Një udhëheqës i dyshuar i Al-Kaedës, bashkëpunëtor me Osama Bin Laden ka humbur jetën vetëm pak ditë përpara se të dalë në një gjyq në New York mbi sulmin në disa ambasada amerikane në Afrikë në 7 gusht vitin 1998.
 
Sipas avokatëve, 50-vjeçari  Abu anes al-Libi humbi jetën një ditë më parë në apital, pasi vuante nga kancer në mëlçi. Liby u arrestua në tetor të 2013-ës gjatë një sulmi në Tripoli, ndërsa ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së për më shumë se një dekade.
 
Ai do të dilte në gjyq më 12 janar, i akuzuar për udhëheqjen e një sulmi të ambasadën amerikane, ku mbetën mbi 224 persona të vdekur, mes tyre 12 amerikanë.
 
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry u detyrua të mbrojë arrestimin e tij pasi Libia i bëri thirrje të shpjegonte plaçkitjen në territorin e saj. Deri më tani, 6 persona të Al Kaedës janë dënuar në New York.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno