NJU JORK, 3 janar /ATSH-AFP/ - Libiani i dyshuar, së bashku me dy persona të tjerë, për pjesëmarrje në atentatet e Al-Kaedës kundër dy ambasadave amerikane në Afrikën Lindore në vitin 1998, procesi i të cilëve do të niste më 12 janar në Nju Jork vdiq dje, njoftoi avokati i tij.
"Abou Anas al-Libi ishte 50 vjeç dhe vuante nga tumori në mëlçi. Gjendja e tij ishte përkeqësuar këto javët e fundit dhe vdiq dje në spital", theksoi avokati i tij, Bernard Kleinman.
Ai prej një kohe të gjatë bënte pjesë në listën e personave më të kërkuar të FBI-së, që kishte ofruar një shpërblim prej pesë milionë dollarësh për arrestimin e tij. Ai u kap në vitin 2013 në Tripoli nga forcat speciale amerikane.
Abou Anas al-Libi ishte shpallur fajtor në Nju Jork në vitin 2000 veçanërisht për komplot që parashikonte vrasjen e qytetarëve amerikanë dhe komplot për shkatërrimin e ndërtesave dhe pronave në SHBA./ATSH/












