Richard Marowitz, ushtari gjerman që në vitin 1945 gjeti kapelen cilindrike të Adolf Hitlerit, që më pas u shfaq edhe në një dokumentar, vdiq në moshën 88-vjeçare në Albany, New York, njoftoi djali i tij, Larry. Marowitz ishte vetëm 19 vjeç, kur më 30 prill 1945 ndihmoi në çlirimin e kampit nazist të përqëndrimit në Dachau. Disa ditë më vonë, në Monako, gjatë një kontrolli në apartamentin e Hitlerit, ai mori kapelen e tij ku shkruheshin inicialet "AH". Historia e gjetjes u tha më vonë në një dokumentar kushtuar Holokaustit, i trasmetuar në vitin 2003./ATSH/.