SHBA - vendeve europiane: Riatdhesoni luftëtarët e ISIS, kreu i inteligjencës irakene: Ata po planifikojnë arratisje nga burgjet

SHBA - vendeve europiane: Riatdhesoni luftëtarët e ISIS, kreu i inteligjencës irakene: Ata po planifikojnë arratisje nga burgjet

SHBA kanë intensifikuar thirrjet për vendet europiane që të riatdhesojnë dhe gjykojnë shtetasin e tyre që janë bashkuar ndrr vite me grupet militante të ISIS.

Departamenti Amerikan, përmes një deklarate tha se lënia në burgje apo shkretetirë e terroristëve europianë, nuk është zgjidhje efektive.

Mospranimi i terroristëve të ISIS nga vendet e tyre të origjinës, ‘do ti çojë ata në rrugën e rikthimit te grupet radikale dhe terroriste.

Mosmarrëveshjet për luftetaret e huaj dominuan edhe takimin e koalicionit ndërkombëtar kundër Shteti Islamik të mbajtur në Washington pak ditë më parë.

Shumë shtete europiane, si Britania e Madhe dhe Franca, iu kanë hequr shtetësinë shumë anëtarëve të ISIS me qëllim që të mos i deportojnë ata në vendet e tyre.

Në vitet 1990 edhe Arabia Saudite i hoqi nënshtetësinë terroristit Osama Bin Laden por kjo nuk e ndaloi atë të kryente masakrën te Kullat Binjake në SHBA më 11 shtator 2011.

Ndërkohë kreu i inteligjencës ushtarake në Irak, në një intervistë ekskluzive për CNN tha se: Të fshehur mes atyre që i largohen luftës, liderët e të ashtuquajturit Shteti Islamik, janë strehuar në Turqi. Të pajisur me miliona dollarë e të udhëhequr nga ndjenja e hakmarrjes, ata po planifikojnë arratisje masive nga burgu për të ringritur rrjetin e terrorit. 

“Këta element, të cilët gjenden aktualisht në Turqi, po luajnë një rol kyç në përpjekjet për rekrutimin e luftëtarëve apo terroristëve.  Udhëheqës të nivelit të lartë kanë shkuar në Gaziantep të Turqisë. Ata janë figura kyçe të grupit të cilët kanë në duar shumë para, e madje edhe investime në Turqi” deklaroi gjenerali Saad Al Allaq.

Gjenerali thotë se u kishte dorëzuar autoriteteve ushtarake turke një dosje të 9 liderëve të ISIS. CNN e pa dosjen, por nuk u lejua ta filmojë atë. Pamë urdhër arrestet irakiane për dy persona të konsideruar si ekspertë bombash, e të kërkuar për terrorizëm dhe vrasje në masë. Të dy ata janë arratisur drejt Turqisë dhe përbëjnë një rrezik të madh në Lindjen e Mesme dhe për perëndimin.

Iraku gjurmoi dhe sulmoi ish udhëheqësin e ISIS, Abu Bakr al Baghdadi duke e detyruar atë të zhvendosej nga Iraku drejt Sirisë, ku edhe u vra në muajin tetor. Por gjenerali paralajmëroi se kërcënimi i Shtetit Islamik mbetej i lartë. Rreth 10 mijë luftëtarë të pretenduar mbahen në burgjet e mbikëqyrura nga forcat demokratike siriane. Se sa gjatë do të mund të mbahen nën kontroll është e paqartë, pasi ofensiva e fundit e Turqisë në zonë, i dobësoi pozitat e kurdëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj