NEW YORK - Modelet nën moshën 18-të vjeç, në Amerikë, do të jenë të kontrolluara dhe nuk do t`u duhet të ndjekin më ritme frenetikë. Ky ligj i ri vjen nga New York-u, ku përfshihen kushte strikte në lidhje me Baby-modelet. 

Modelet minorene, të cilat aspirojnë të bëhen si super modelja Naomi Campbell, do të cilësohen me figurën e 'artistëve fëmijë' dhe do të kenë të drejtën e një pushimi, të paktën 12 orë nga një sfilatë në tjetrën dhe nuk mund të punojnë pas mesnatës. 

Gjithashtu, do të kenë në dispozicion një pediatre dhe do të shoqërohen nga një tutor, që do asistojnë edhe në studimet e tyre.  15% e rrogës që ato do të marrin duhet të drejtohet nga një llogari bankare, derisa modelja të ketë mbushur 18 vjeç.

Punëdhënësit e këtyre modeleve që nuk do të respektojnë këto rregulla do të marrin gjoba të mëdha. Gati 1000 dollarë për thyerjen e parë të këtij ligji dhe 3000 dollarë për shkeljen e tretë. Por, nëse shkeljet e këtij rregulli do të jenë të vazhdueshme, atëherë do t'u ndalohet që në sfilatat e ardhshme të Fashion Week, të kenë këto modele, duke u paraqitur vetëm me modele më të mëdha në moshë.


(v.gj/shqiptarja.com)