SHBA: Vetëvendosja me taktikat
e dhunës po dëmton reputacionin

SHBA: Vetëvendosja me taktikat<br />e dhunës po dëmton reputacionin
PRISHTINE - Ambasada e SHBA në Kosovë, në një komunikatë për shtyp dënon veprimin e sotëm të protestuesve të Vetëvendosjes duke nënvizuar se  "ndërkohë që Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënon përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik."

"Sot në mëngjes, Ambasadorja Jacobson dhe personeli i ambasadës amerikane, u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Vëzhguesit e tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, ndërsa tentonin të hynin në ndërtesë. Siç kemi theksuar me të gjithë liderët e sidomos me ata të Vetëvendosjes, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënon përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik. Liria e shprehjes nuk do të thotë kufizimi i lirisë së lëvizjes për të tjerë. Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim. Ambasadorja Jacobson është duke ndjekur seancën e sotme me ftesë zyrtare të Kuvendit të Kosovës", thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-së.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë