Sipas raportimeve të mediave amerikane, një protestues vrau veten pranë godinës së Kongresit. Menjëherë policia mbylli institucionin dhe rrethoi zonën për shkak të një kërcënimi të mundshëm të sigurisë.
Policia gjithashtu hetoi edhe për një çantë të dyshimtë që ishte vënë re në tarracën e një ndërtese. "Nuk ka shenja që ngjarja të ketë të bëjë me terrorizmin", tha një zyrtar për NBC News.
Në momentin kur ndodhi ngjarja, në Kongres nuk kishte asnjë person, kurse në zonën përpara Kongresit kishte turistë të shumtë.
Mediat amerikane sqaruan se autoritetet vendore menjëherë njoftuan përmes një deklarate se çfarë kishte ndodhur.
(v.gj/shqiptarja.com)