SHBA, veto rezolutës për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza! Shqipëria voton pro

Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara, të mbështetur nga shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe shumë vende të tjera, që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë. Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh, rezultoi në 13 pro dhe 1 kundër, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

Shqipëria, pjesëtare e këshillit të sigurimit edhe pse u shpreh pro rezolutës u shpreh se ndihej e keqardhur që Këshilli i Sigurimit nuk ka dënuar terrorin e Hamasit dhe nuk ka bërë mjaftueshëm thirrje për lirimin e pengjeve të mbetura. 

‘Shqipëria shprehu shqetësimet e saj të thella për situatën katastrofike humanitare në Gaza dhe përgëzoi përpjekjet për të garantuar rrjedhën e lirë të ndihmave humanitare në Gaza; përsëriti dënimin e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor; bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve, ndërkohë që dënon përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte.’- shkruan Albana Dautllari përfaqësuesja e Shqipërisë.

Më tej, përfaqësuesja e Shqipërisë Albana Dautllari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë drejt rivendosjes së perspektivës së një horizonti politik, të bazuar në parimet e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar në siguri, dhe një rrugë të qëndrueshme për palestinezët që të kenë shtetin e tyre në liri.

‘Shqipëria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojë drejt rivendosjes së perspektivës së një horizonti politik, të bazuar në parimet e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar në siguri, dhe një rrugë të qëndrueshme për palestinezët që të kenë shtetin e tyre në liri.’- shkruan me tej në Twitter.

Zëvendësambasadori amerikan Robert Wood kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi dështim të tij, për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur. Ai deklaroi se ndalimi i veprimeve ushtarake do t’i mundësonte Hamasin që të vazhdojë të sundojë e "të mbjellë farën për luftën e ardhshme", sikurse tha ai.

Shefi i Kombeve të Bashkuara dhe shumë anëtarë të Këshillit të Sigurimit, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë, por Shtetet e Bashkuara përsëritën kundërshtimin e tyre pavarësisht një apeli të drejtpërdrejtë të diplomatëve arabë.

Ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera kryesore arabe si dhe Turqisë, ishin në Uashington të premten në një mision të rrallë të përbashkët, për t'i bërë presion administratës Biden, që të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj një armëpushimi. 

Rezoluta u paraqit në këshill nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që kërkuan një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Por deklarata më herët e zëvendësambasadorit amerikan në këtë këshill, Robert Wood, sinjalizoi qëndrimin kundër të Shteteve të Bashkuara.

Wood tha se një armëpushim do ta linte Hamasin në krye të Gazës dhe mbi 100 persona që mbahen ende peng, në duar e grupit militant.

Për këtë arsye, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një paqe të qëndrueshme, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk mbështesim thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm”, tha zoti Wood.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 09/12/2023 12:08

    Shqiperia nuk duhet te votoje ndryshe nga Amerika. Amerika na ka dhene reformen ne drejtesi dhe na ka shpallur Saliun non grata! Kaq edhe mjafton per shqiptaret! Opozita nuk do jete kurre me ne gjendje te destabilizoje Shqiperine! Pse duhet te na interesoje Palestina?

    Përgjigju
  • Ilir: 09/12/2023 09:08

    Turp. Turpi mbulon sot cdo American qe nuk ka te beje me gjenocidin izraelit dhe politiken e qeverise se USA te blere nga lobi izraelit. !!!

    Përgjigju
  • Bim: 09/12/2023 09:01

    America eshte nje shtet fashist qe financon nje shtet nazist per te bere gjithe krimet qe kan nevoje

    Përgjigju
  • Turi: 09/12/2023 07:39

    Amerika po e tregon veten se cfare lloj shteti qelbesire eshte , ata gjithmone hapin vatra lufte per te fuqizuar ekonomine nepermjet industriae se armeve . Ky eshte nje skandal boteror qe ate vend nazist ta quash vend demokratik bashke me ata cifutet ndyresira qe po masakrojne nje popull te pambrojtur

    Përgjigju
    • @freedom: 09/12/2023 11:32

      Ik or morr injorant mbyll halen

    • Bim: 09/12/2023 11:27

      @Freedom e fillunen ato qe pushtojn nenshtrojn e pordhonojn tesh 80 vite nje popull o pushtues. Po te kishte nje sens emrin i jot sot do te ishe ne anen e popullit te shtypur e jo te nje pushtuesi. Te jesh nazist dmth te sillesh si i tille e keshtu po bejn shoket e tuj sionista ne bashkpunim me amerikanet. Ato kan vrare e shtypur shume ma shume se terroristet per perdorin islamin thjesht per qellimet e tyre

    • Freedom: 09/12/2023 10:15

      Po ashtu eshte sepse akoma nuk dihet kush e nisi gjithe kete, me duket se dikush shkoi dhe theri 1200persona neper shtepite e tyre! Islami radikal dhe terroristet si hamas duhen zhdukur njehere e pergjithmone edhe pse nuk do jete e mundur asnjehere. Sa injorant duhet te jesh ta quash vend nazist ata qe vuajten 6milion humbje jetesh nga naziztet ne mendime si puna jote pellazg i hershem

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian