SHBA - Gjashtë fotografi nudo të 6 nxënëseve të shkollave të mesme në Pensilvani të SHBA-së që ishin postuar në rrjetet sociale, dyshohet se janë vjedhur dhe ishin vendosur në faqe pornografike.

Kjo gjë ka shkaktuar shqetësim tek prindërit e vajzave duke nxitur FBI që të hetojë rreth çështjes. Imazhet nudo të gjimnazisteve u shfaqën në internet së bashku me emrat e tyre ose inicialet.

Por, pas disa ditësh, fotografitë u hoqën përsëri nga faqet pornografike. "Kemi identifikuar disa prej tyre, të cilat janë në faza të ndryshme të lakuriqësisë", tha detektivi Bouldin.

Hetuesit po shqyrtojnë se si fotografitë nudo të gjimnazisteve janë publikuar në një faqe pornografike.

Mendohet se hakerat kanë përdorur një program që kanë ndërhyrë në rrjetet sociale të vajzave të tilla si Facebook, Twitter, Instagram, dhe kanë vjedhur fotot duke i publikuar në faqet pornografike.


(v.gj/shqiptarja.com)