Edhe sot kanë vijuar sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA kundër xhihadistëve ekstremistë në Irak. Komanda qendrore amerikane ka njoftuar se gjatë 48 orëve të fundit kanë kryer në total 22 sulme ndaj objektivave të ISIS.

Sipas tyre, avionët luftarakë amerikanë kanë shkatërruar një pjesë të artilerisë së Shtetit islamik pranë Kobani, në Siri. Sulmet në Irak përfshinë sulme në zonat e synuara, shumica në afërsi të digës së Mosulit, qytetin e Falluxhës dhe në qytetin verior të Baiji në të cilën ndodhet një rafineri nafte.

Komanda qendrore amerikane tha se sulmet irakene kanë goditur njësi të mëdha dhe të vogla të shtetit islamik, përfshirë automjete, ndërtesa dhe ojekte të tjera. 

Ndërkaq, në një deklaratë të Pentagonit është konfirmuar sot edhe ushtarin e parë amerikan që kavdekur gjatë luftës kundër ISIS në Irak, ndonëse jo nga një lëndim luftarak.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)