Elektorati amerikan do të votojë ditën e sotme për të zgjedhur Kongresin e ri. Në këto zgjedhje do të përzgjidhen 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve në Senat. 35 prej tyre nga 100 anëtarët e Senatit, 36 nga 50 guvernatorë të SHBA-ve.
Për të marrë kontrollin e dhomës së përfaqësuesve, demokratëve iu duhet përpjekje dhe më shumë vota. Ata duhet të kenë 23 të zgjedhur të tjerë.
Partia Republikane i ka varur shpresat tek Presidenti Donald Trump, për të ruajtur shumicën. Aktualisht 26 vende mbahen nga senatorë demokratë dhe 9 ata republikanë, por janë sondazhet ato që nxjerrin fitimtarë demokratët.