SHBA- Një 19 vjeçare nga SHBA ka rrëfyer në një intervistë për gazetën ‘The Daily Item’ se ka kryer të paktën 22 vrasje gjatë jetës së saj.
Miranda Barbour shpjegoi se seria e vrasjeve filloi kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe. Në Disa prej vrasjeve të saj, vajza u ndihmua nga bashkëshorti i saj 22 vjeçar.
Barbour ndodhet në burg që prej muajit Nëntor të vitit të kaluar, kur u arrestua për vrasjen e një burri në Pensilvani.
19 vjeçarja pranoi se kishte kryer vrasjen së bashku me bashkëshortin e saj, duke e gënjyer burrin me një njoftim në internet, ku kërkonte 100 dollarë për një natë me të.
Policia ka nisur menjëherë hetimin në bazë të deklaratave të adoleshentes.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com