SHBA, vritet pronari shqiptar
filmohet skena e krimit, pamjet

MICHIGAN- Policia vazhdon kërkimet për vrasësin e Altin Avdylit, shqiptarit i cili ishte pronar i një restoranti në lindje të Detroid,  në SHBA-së.

Vrasja ndodhi të premten në mbrëmje(6 dhjetor) prapa lokalit të tij në rrugën “Kelly” në qytetin Harper Woods, në lindje të Detroitid, Michigan.

Sipas policisë lokale autori ka qëlluar me armë biznesmenin prapa lokalit në momentin kur ai po mbyllte restorantin.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e vrasjes. Ato tregojnë hijen e një person i cili del nga një kosh plehrash dhe përballet me pronarin, Altin Avdylin teksa ky i fundit përpiqet të hyjë brenda në makinë.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore 31 vjeçari ka vdekur nga një plagë në qafë.

restoranti ku u vra shqiptari ne micigan
(Foto: Restoranti ku u vra shqiptari Altin Avdyli)

Pas vrasjes autori ka rrëmbyer makinën e viktimës, tip Chevy Camaro 2010.

 Avdyli njihej si njeri i mirë dhe i dashur në komunitetin e Harper Woods dhe në derën prej xhami të lokalit të shtunën ishte shkruar “ Zoti ju bekoftë. Na vjen shumë keq për humbjen tëndë.  Është e tmerrshme, tragjike dhe e pashpirt “

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të zbardhur vrasjen, dhe kanë publikuar në mediat amerikane lokale 2 numra telefoni për të gjithë ata që mund të ndihmojnë në zbardhjen e saj. Numrat janë 313-343-2530 or 800-773-2587.

restoranti ku u vra shqiptari ne micigan
(Foto: Letra e shkruar nga banorët e zonës në lokalin e shqiptarit pas vrasjes: Zoti të bekoftë. Na vjen shumë keq për që të humbëm. E tmerrshme, tragjike dhe e pashpirt)


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve