SHBA - Ish mjeku i akuzuar për vdekjen e Michael Jackson është liruar nga burgu i shoqëruar nga eskorta e sherifit të Los Angeles. Dr. Conrad Murray kaloi 2 nga 4 vitet e dënimit të tij në burg. Ai u shoqërua në makinën e sherifit për arsye sigurie, pasi jashtë, përveç gazetarëve e priste dhe një turmë e fansave të ish yllit të popit.
Murray u përshkrua nga sherifi si një i burgosur model. Ai u mbajt larg të dënuarve të tjerë dhe kishte liri për të përdorur një telefon brenda qelisë së tij gjatë vitit të fundit.
Avokati i doktorit famëkeq, tha për gazetarët jashtë burgut se ai do të mundohej të legjitimonte sërish liçensën e tij mjekësore në Kaliforni, Teksas dhe Nevada, në mënyrë që t’i rikthehet karierës së tij të ndërprerë në vitin 2011.
Murray u dënua nga një juri pas përfundimit të gjyqit dy mujor për neglizhencën e tij në vdekjen e Michael Jackson. Kardiologu u punësua si doktor personal i ikonës së popit për rikthimin e tij në skenë në vitin 2009.
Ai i dha Jacksonit propofol për të kuruar pagjumësinë e tij. Sipas prokurorëve, ai u tregua neglizhent pasi nuk ishte prezent gjatë injektimit të anestezikut në venat e Jackson.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com