SHBA, zbulohen identiteti dhe fotografitë e gruas që i siguronte miliarderit manjak Epstein 'lëndën e parë' për trafikim seksual (FOTO)

SHBA, zbulohen identiteti dhe fotografitë e gruas që i siguronte miliarderit manjak Epstein 'lëndën e parë' për trafikim seksual (FOTO)

I dënuar me burgim dhe më pas i gjetur i vdekur në qeli, miliarderi amerikan Jeffrey Epstein vazhdon ende të jetë në faqet e para të shtypit në botë, jo vetëm për faktin se ai ishte dënuar disa herë për trafikim seksual të vajzave minorene nën 18-vjeç dhe as dhe për lidhjet e tij të ngushta me njerëz me pushtet si Donald Trump apo ish presidentin Bill Klinton.

Ditët e fundit nga media janë zbuluar emri dhe fotografitë e gruas monstër, e cila i siguronte manjakut seksual “lëndën e parë”. Ajo është Ghislaine Maxwell.

Ka qënë ajo që gjithashtu e ka ndihmuar Epstein për të çimentuar miqësitë e tij me Princin Andrew, Donald Trump, Bill Klinton, Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, Woody Allen etj etj

Ghislaine Maxwell ishte ajo që i siguronte Epstein vajza të mitura, për orgjitë në të cilat dyshohet se merrnin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe njerëz me pushtet në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Por, pavarësisht akuzave në drejtim të saj për skllavet e seksit, ende Ghislaine nuk është marrë në pyetje dhe nuk dihet nëse do të merret si e pandehur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë