SHBA zbulon medikamentin e parë kundër alergjisë së kikirikut, mjekimi merr edhe miratimin e FDA

SHBA zbulon medikamentin e parë kundër alergjisë së kikirikut, mjekimi merr edhe miratimin e FDA

SHBA ka miratuar trajtimin e saj të parë për alergjitë e kikirikut tek fëmijët. Medikamenti AR101, ose Palforzia, me përdorim oral shërben si imunoterapi për fëmijët, duke u dhënë sasi të vogla por në rritje të proteinave të kikirikut gjatë një periudhe gjashtëmujore nën mbikëqyrjen mjekësore.

Pas kësaj, përdoruesit duhet të vazhdojnë të marrin një dozë ditore për të qenë në gjendje të tolerojnë ekspozimin aksidental ndaj tyre. Trajtimi nuk është kurë dhe prodhuesit paralajmërojnë se ekziston ende rreziku i një reaksioni anafilaktik potencialisht fatal.

Pacientët duhet të vazhdojnë të shmangin kikirikët në dietën e tyre. Kikirikët janë alergjeni më i zakonshëm ushqimor në SH.B.A., çka rrit numrin e atyre që preken nga alergjitë ushqimore në të gjithë perëndimin gjatë dekadave të fundit.

Edhe pse SHBA ka një kohë të gjatë që po mundohet që përmes testimeve të zbuloj mjekimin e duhur për kurimin e ndjeshmërisë së pacientëve me alergji ndaj kikirikut, ky është ilaçi i parë që miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA). Ilaçi ende nuk është i autorizuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Palforzia, e cila është aprovuar për përdorim te pacientët e moshës midis katër dhe 17 vjeç, vjen në formën e një pluhuri i cili spërkatet me ushqim. Vitin e kaluar, shkencëtarët në King's College London thanë që imunoterapia orale ofronte "mbrojtje por jo një kurë" për alergjitë e kikirikut, me trajtim vetëm efektiv ndërsa pacientët vazhduan të merrnin sasi të vogla të alergjenit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja