SHBA - Tradita e vjetër spanjolle e njohur si ‘vrapimi i demave’, u zhvilluar ditën e premte në Conyers të Georgia-s në SHBA ku mijëra pjesmarrës vraponin për t’u shpëtuar demave përgjatë një piste prej rreth 400 metrash.
Çdo pjesmarrës pagoi 75 dollarë për të vrapuar bashkë me demat.
Organizatorët e eventit thanë për NBC se rraca e demave të Kentycky-t ishte më pak agresive se ajo e demave spanjollë dhe se asnjë nuk u plagos gjatë festimeve.
Vrapimi me dema i cili festohet çdo vit në Spanjë, i ka fillimet e veta në shek. e 14. Në mënyrë që të transportonin sa më shpejt bagëtinë për në treg, njerëzit mundoheshin ti trembnin kafshët duke i goditur dhe ulëritur.
Pas shumë vitesh, kjo gjë u kthye në një garë mes njerëzve e cila vazhdon edhe sot.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com