Pas alarmit të dhënë në orët e vona të natës së mbrëmshme, zjarrfikësit janë përballur me zjarrin, që dilte nga çatia e dyqanit Super Discount.
Sipas mediave lokale, janë dashur pothuajse 150-200 zjarrfikës, për të përballuar dhe vënë nën kontroll situatën.
Punonjësit e restoranteve që ndodheshin aty pranë në brendësi të qendrës tregtare, sipas dëshmitarëve thuhet se kanë arritur të dalin nga ndërtesa pa pësuar asnjë dëmtim.
Ndërkohë, thuhet se pronari i dyqanit Super Discount është parë të trasportohej me ambulancë, por ende nuk dihet me saktësi, nëse ka pasur dëmtime ose jo.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)