SHBA- Një zjarr masiv ka shkatërruar mbi tetë shtëpi në periferi të Filadelfias, në Pensilvani, nga ku raportohet se kanë mbetur të vdekur katër fëmijë, disa të dëmtuar dhe dyzetë të tjerë janë evakuuar.
 
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik që përfshiu shtëpitë në flakë të vrullshme ku dhe pas ndërhyrjes emergjente të punonjësve të zjarrfikëses nuk mundën të shpëtonin jetën e vogëlushëve, ku më i madhi ishte katër vjeç, ndërsa më e vogla një foshnje vetëm njëmuajshe.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)