SHBA, zv/presidenti Mike Pence
pret në takim Hashim Thaçin

SHBA, zv/presidenti Mike Pence<br />pret në takim Hashim Thaçin
Zv/presidenti amerikan Mike Pence priti sot Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një Kosovë sovrane, demokratike dhe të begatë.

Në një deklaratë të zyrës së Shtëpisë së Bardhë thuhet se nënpresidenti shprehu mirënjohjen për udhëheqjen e zotit Thaçit, së bashku me presidentin serb Vuçiç, për të avancuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Udhëheqësit ranë dakord, thuhet në deklaratë, për rëndësinë e avancimit të reformave për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Nënpresidenti shprehu mbështetje për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, nëpërmjet mjeteve kushtetuese dhe inkurajoi Kosovën që të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi për të zgjidhur këtë çështje të kahershme.
thaci pence
(Zv/presidenti Mike Pence pret në takim Presidentin Thaçi)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre