SHBA i kërkon Izraelit hetim të shpejtë për vrasjen e punonjësve të World Central Kitchen

SHBA i kërkon Izraelit hetim të shpejtë për vrasjen e punonjësve të World Central Kitchen

1712176609_ryjtryjrjrtyjrt.JPG

Makina ku u vranë 7 punonjësit e World Central Kitchen në Gaza

Vrasja e 7 punonjësve të World Central Kitchen në Gaza nga ushtria izraelite ka sjellë reagime të forta nga SHBA.

Amerikanët i kanë kërkuar Izraelit ta kryejë një hetim të shpejtë për sulmin fatal, tha këtë të mërkurën Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).

Izraeli duhet të ndërmarrë masa më të mira për mbrojtjen e punëtorëve të bamirësisë dhe të të gjithë civilëve, tha për gazetarë zëdhënësi i DASH-it, Mattheë Miller.

“Nuk ka rëndësi se si gabuan ata. Në fund të fundit, kanë vdekur shtatë punëtorë të bamirësisë, të cilët po përpiqeshin të dërgonin ndihma humanitare. Prandaj, pavarësisht se cila është arsyeja që e shkaktoi këtë tragjedi, apo gabimi që ndodhi brenda IDF-së, është e papranueshme”,- theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Sulmet izraelite vranë 7 punonjës të Ëorld Central Kitchen, Biden: Izraeli nuk përpiqet të mbrojë punonjësit humanitarë dhe civilët! SHBA kërkon hetime mbi ngjarjen


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka