SHBA dhe Irani kanë zhvilluar këtë të hënë bisedime për konfliktin e nisur që prej muajit shkurt të këtij viti. Presidenti i SHBA, Donald Trump tha në një deklaratë se zyrtarët amerikanë biseduan me ndërmjetës të Iranit, duke shtuar se do ta fitojnë luftën shumë shpejt.

“Ne do të fitojmë, për sa më përket mua, do të jetë në një mënyrë ose në një tjetër. Do të shkojë shumë shpejt.”, tha Trump në Zyrën Ovale.

Trump tha gjithashtu se çmimet e benzinës do të bien pasi SHBA-të të fitojnë luftën.

Më herët Irani ka propozuar edhe një plan shtatëditor i cili parashikon përfundimin e të gjitha armiqësive në Iran dhe Liban, zhbllokimin e miliarda dollarëve në asete iraniane, heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane dhe heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane.

Në këmbim, Teherani do të lejonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa të dyja palët do të rinisnin gjithashtu bisedimet për programin bërthamor të Iranit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Trump: Ne do ta fitojmë luftën kundër Iranit shumë shpejt, në një mënyrë apo tjetër!

1790180805_donaldtrump.JPG

Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump theksoi se zyrtarët amerikanë biseduan me ndërmjetës të Iranit të hënën, duke shtuar se do ta fitojnë luftën shumë shpejt.

“Ne do të fitojmë, për sa më përket mua, do të jetë në një mënyrë ose në një tjetër. Do të shkojë shumë shpejt.”, tha Trump në Zyrën Ovale.

Trump tha gjithashtu se çmimet e benzinës do të bien pasi SHBA-të të fitojnë luftën.

Ora 19:43
Forcat izraelite intensifikojnë bombardimet në Libanin jugor, sulmohet edhe një shkollë në qytetin Khiam

1790617480_dtyi8dy788.JPG

Forcat izraelite kanë sulmuar shkollën al-Mabarrat në qytetin Khiam në Libanin jugor, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të vendit (NNA).

Thuhet se artileria e rëndë izraelite shënjestroi gjithashtu periferitë e qytetit Beit Yahoun, në distriktin Bint Jbeil.

NNA raportoi se forcat izraelite përdorën një sasi të madhe municioni, në një bastisje në periferi të qytetit Haddatha në distriktin Bint Jbeil.

Më parë, forcat izraelite kryen shpërthime të kontrolluara në fshatin al-Mansouri.