Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj shumë individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë gjatë luftës kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Sanksionet u vendosën në bazë të një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Joe Biden më 2021, i cili ka për qëllim t’i bëjë trysni liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, pas akuzave se Qeveria e tij i vodhi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi.
Lukashenka e mohon këtë. Sanksionet vijnë katër vjet pas zgjedhjeve, të cilat kanë dënuar gjerësisht si të montuara.
Njëra nga subjektet e sanksionuara është Peleng, një firmë e madhe bjelloruse që prodhon pjesë për anije kozmike, satelitë dhe automjete ushtarake, tha Departamenti, duke e përshkruar këtë kompani si partner të rëndësishëm industrial për Rusinë.
Vendimi i së premtes u ndërmor së bashku me Kanadanë dhe Britaninë e Madhe, tha Departamenti.
Kryeministrja e Kanadasë, Melanie Joly, njoftoi se Otava ka vendosur sanksionet kundër 10 individëve dhe gjashtë subjekteve si përgjigje “për përfshirjen e tyre në abuzimet e vazhdueshme dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.
Britania tha se vendimi i bashkërenduar shënon katërvjetorin e zgjedhjeve me “të meta të mëdha” të vitit 2020 në Bjellorusi.
Shumica e vëzhguesve të pavarur besojnë se Lukashenka i ka humbur zgjedhjet. Ai mbeti në pushtet duke i burgosur mijëra njerëz dhe duke i shtypur protestat me ndihmën e aleatit të vet, presidentit rus Vladimir Putin.REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.9%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 1280
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44
-
Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për politikën e jashtme
9 Gusht, 17:04
-
Autopiloti i “Tesla”-s vret një tjetër njeri në SHBA, sistemi i softuerit shfaq probleme serioze
9 Gusht, 13:00
-
VIDEO/ Tragjedi në garën e CrossFit në SHBA, atleti serb mbytet para fundit! Pamje të rënda
9 Gusht, 09:53
-
Lufta në Rripin e Gazës/ SHBA, Egjipti dhe Katari bëjnë përpjekjen për të rinisur negociatat, Izraeli thotë 'Po'! Irani: Kemi raketa të reja të pazbulueshme
9 Gusht, 07:19
-
Konfirmohet debati mes Trump dhe Harris! Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator
8 Gusht, 21:34
-
Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani
8 Gusht, 10:06
-
Britani, mijëra në protesta paqësore kundër racizmit: PO refugjatëve, JO urrejtjes
8 Gusht, 10:03
-
Miller: SHBA të shqetësuara me veprimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës
8 Gusht, 09:35
-
Biden paralajmëron: Nëse Trump humbet, kam frikë se transferimi i pushtetit nuk do të jetë paqësor!
8 Gusht, 08:20
-
Parapagoi dy killera me 5 mijë USD për të vrarë Trump dhe këshilltarët e tij, kush është pakistanezi i arrestuar në SHBA! Kurthi që i ngriti FBI dhe planet e terroristit
8 Gusht, 07:25