SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot se do ta mbështesin Ukrainën me dy paketa të reja të ndihmës ushtarake, në vlerë rreth 1.7 miliard dollarë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se paketa presidenciale, në vlerë rreth 200 milionë dollarë, do të përfshijë interceptorë të mbrojtjes ajrore, municione për HIMARS, si dhe predha mortaje dhe artilerie, si dhe raketa Javelin dhe antitanke.

Kirby tha gjithashtu se Departamenti amerikan i Mbrojtjes do t'i ofrojë 1.5 miliard dollarë për Ukrainën përmes fondeve të iniciativës për asistencë të sigurisë.

Këto resurse do ta “përforcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës” përmes armëve antitanke dhe me rreze të gjata veprimi, tha ai.

Njoftimi i Kirbyt vjen disa orë pasi Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda territorit të Rusisë, duke i dëmtuar objektet e infrastrukturës në dy rajone, thanë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe zyrtarët rajonalë.

Kjo është dita e dytë radhazi që sulmet e raportuara ukrainase shkaktojnë dëme në objektet e infrastrukturës ruse.

Prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 2022, Moska vazhdimisht dhe sistematikisht i ka goditur objektet infrastrukturore dhe civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme.

Si përgjigje, Ukraina ka filluar t’i godasë objektet e rafinerisë së naftës dhe infrastrukturën energjetike brenda Rusisë, të cilat kryesisht punojnë për ushtrinë ruse.

Ndërkohë, Rusia kreu sulme në qytetet jugore të Ukrainës, Herson dhe Nikopol, mëngjesin e së hënës, duke i plagosur 20 persona, përfshirë pesë fëmijë, thanë zyrtarët rajonalë dhe lokalë./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve