Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se pret që sot të marrë një përgjigje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara ndaj propozimit të Teheranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat shtetërore.
“Ndërmjetësuesit nga Katari kanë paraqitur disa ide dhe ne i kemi diskutuar ato. Ata duhet t’ia paraqesin sërish çështjen palës amerikane dhe më pas përgjigjja përfundimtare e Shteteve të Bashkuara do të na përcillet përmes ndërmjetësuesit nga Katari”, tha kreu i diplomacisë iraniane.
Ndërmjetësuesit e Katarit shpresojnë që kjo të ndodhë brenda ditës së martë, sipas orës lokale, tha Araghchi, i cili ndodhet në Nju Jork.
Ai ndërkohë theksoi se shkmëbimet e ditëve të fundit me negociatorët nuk kanë përfshirë fare çështjen e programit bërthamor të iranit.
“E mohoj kategorikisht që Irani të ketë ndonjë fleksibilitet” lidhur me marrëveshjen bërthamore dhe “për momentin, e vetmja çështje në tryezë është Ngushtica e Hormuzit”, shpjegoi Araghchi, duke folur me mediat e vendit të tij në Nju Jork.
Ndërkohë kryenegociatori I Iranit Mohama Ghalibaf foli me tone kërcënuese në lidhje me momentin ku ndodhen bisedimet. Ai lëshoi një kërcënim për të penguar eksportet e naftës së vendeve të tjera të rajonit, nëse Irani mendon se siguria e tij nuk garantohet.
“Në një rajon ku ne nuk shesim naftë, askush nuk do ta shesë atë, dhe nëse siguria jonë nuk garantohet, asnjë infrastrukturë nuk do të jetë e sigurt. deklaroi gjatë një seance kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Irani në kuadër të javës së asamblesë së përgjithshme të OKB paraqiti një plan 7 ditor për mbylljen e luftës, që parashikonte ndërprejen e luftës mes shba dhe iranit, asaj në liban, zhbllokimin e aseteve iraniane dhe heqjen e sanksineve amerikane ndaj naftës iraniane.
Me plotësimin e tyre, pas 7 ditësh, Irani do të hapte plotësisht Ngushticën e Hormuzit.








Komente
Komento