SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë

SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë

Shefi i Rezervave Federale në SHBA, Jerome Powell

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka rritur sërish normën e interesit, pavarësisht shqetësimeve se një hap i tillë mund të përkeqësojë gjendjen aktuale financiare.

Vetëm këtë muaj është raportuar për falimentim të disa bankave në SHBA.

Rezervat Federale e kanë rritur normën e interesit për 0.25 për qind dhe kanë thënë se ky veprim mund të jetë “i duhuri” pas rritjes së çmimeve të konsumit.

Përmes një deklarate, Rezervat Federale kanë thënë se sistemi bankar amerikan është “i qëndrueshëm”.

Mirëpo rritja e shpejtë e normave të interesit e ka rënduar sistemin bankar.

Dy banka amerikane - Silicon Valley dhe Signature – kanë falimentuar këtë muaj, kryesisht për shkak të problemeve të shkaktuara nga rritja e normave të interesit.

Mirëpo autoritetet në gjithë botën kanë thënë se nuk mendojnë që falimentimi i këtyre dy bankave kërcënon zgjerimin e krizës edhe në institucionet tjera bankare.

Javën e kaluar, edhe Banka Qendrore Evropiane e ka rritur normën e interesit për 0.5 për qind.

Banka e Anglisë pritet të marrë vendim për një rritje të tillë, të enjten./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut