SHBA-ja shton sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypje të protestave
Ndërtesa e Departamentit amerikan të Thesarit
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë iranianë, përfshirë ata që mbikëqyrin burgun Evin të Teheranit, për censurë në internet dhe shtypje të protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ka vdekur sa ka qenë në mbajtje.
Policia e Moralit e ka ndaluar atë nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Sanksionet, përfshirë bllokada financiare dhe ndëshkime tjera, janë vendosur nga Departamenti amerikan i Thesarit, dhe shënjestrojnë zyrtarë të lartë iranianë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Në mesin e tyre janë zyrtarë të burgut Evin, ku gjenden të burgosurit politikë, dhe ku Uashingtoni beson se janë dërguar shumica e protestuesve.
Sanksionet e reja vijnë 40 ditë pas vdekjes së Aminit, dhe janë pjesë e masave të vendosura kundër Teheranit, për shkak të shtypjes së protestave dhe kufizimit të qasjes në internet.
“Dyzet ditë pas vdekjes tragjike të Mahsa Aminit, iranianët vazhdojnë të protestojnë me trimëri përballë shtypjes brutale dhe bllokimit të qasjes në internet”, ka thënë Brian Nelson, nënsekretar për Terrorizëm dhe Inteligjencë financiare në Departamentin e Thesarit.
Ai ka thënë se sanksionet janë pjesë e “përkushtimit tonë për të mbajtur përgjegjëse të gjitha nivelet e Qeverisë iraniane për këtë shtypje”.
Familja e Aminit ka thënë se e bija është goditur derisa ka qenë në mbajtje. Qeveria, në anën tjetër, ka thënë se ajo ka pësuar “dështim të organeve”. Grupi i Iranit për të Drejta të Njeriut, organizatë me bazë në Oslo, ka thënë se si pasojë e shtypjes së protestave, janë vrarë 215 persona, përfshirë 27 fëmijë. Liderët iranianë kanë akuzuar Shtetet të Bashkuara dhe shtetet tjera perëndimore për nxitje të atyre që i konsiderojnë “trazira”./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22