Përshpejtohet ritmi i pandemisë në SHBA, në çdo minutë regjistrohet 1 viktimë Covid

Përshpejtohet ritmi i pandemisë në SHBA, në çdo minutë regjistrohet 1 viktimë Covid


Shkalla e rritjes së viktimave nga infeksioni i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është shqetësuese, teksa vendi ka regjistruar më shumë se 150 700 viktima.

Në 24 orët e fundit në vend pati 1461 viktima, shifra më e lartë që nga 27 maj, kur viktimat ishin 1.484.

Shkalla e rritjes së përhapjes së Covid është më e larta në dy muajt e fundit dhe është rritur ndjeshëm përgjatë njëmbëdhjetë ditëve.

Infeksionet kanë kapur majat në Arizona, Californi, Florida dhe Texas.

Totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në më shumë se 4.4 milionë.

Ndërkaq Dhoma e Kongresit Amerikan ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave, kjo pasi një deputet republikan u identifikua me Covid.


Lajmi kryesor:

Italia regjistron 3 viktima dhe 386 raste të reja Covid! Në çdo minutë, 1 viktimë në SHBA...Bota tejkalon pragun e 17 milionë të prekurve


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve