Presidenti Donald Trump ka hartuar një plan paqeje me Moskën për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Për ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari, ky plan nuk mund të bëhet pa praninë e Ukrainës.

I ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report Tv, ai tha se Putin e bënë planin me SHBA, pasi nuk do të bëjë një plan paqeje me Ukrainë, sepse e di se kjo e fundit nuk lëshon territoret që kërkon Rusia.

‘Çdo plan paqeje legjitimon aktin e agresorit, në këtë rast Rusisë. Presidenti Trump kuptoi dy gjëra këto muajt e fundit se Ukraina nuk lëshon që të lëshojë territore askush se detyron dhe e dyta s’ka plan paqeje pa Ukrainën. Nuk mund të bëhet kjo. Një plan paqeje nuk është i drejtë kur agresori nuk ndëshkohet dhe nuk paguan dëmet që ka bërë, dhe me planin që propozojnë këta do që të lëshohen territore nga Ukraina.

Armëpushimi nuk do të thotë se lëshon territore, por ngrinë situatën. Rusia nuk e pranon një armëpushim me Ukrainën sepse e di që Ukraina nuk lëshon territore dhe prandaj kërkon që armëpushimin ta bëjë me SHBA’, tha ai.

Meçollari tha se Rusia ka pësuar dëme të mëdha financiare nga lufta dhe e ka të pamundur që të zgjeroj luftën në rajone të tjera në Ukrainë.

‘Luftimet sot vazhdojnë në Dontesk dhe Zaporizha. Janë rajone me shumicë ruse. Po Rusia është dëmtuar, kanë nisur goditjet në intrastrukturë që kanë qenë të fuqishme dhe Rusia ka pësuar dëme financiare dhe në këtë mënyrë, e ka të pamundur që të zgjeroj luftën përtej këtyre rajoneve. Rusia nuk e pushton dot Ukrainës sepse të duken 500 mijë forca në terren dhe 1 milionë në prapavijë, nuk ka burime njerëzore dhe financiare për të bërë luftë në një hapësirë më të madhe’, tha ai.