SHBA/Sekretari i Thesarit: Nuk ka rrezik për recesion, Amerika 'fanar ndriçues'

SHBA/Sekretari i Thesarit: Nuk ka rrezik për recesion, Amerika 'fanar ndriçues'

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha të hënën se nuk sheh asnjë kërcënim për krizë edhe pse disa tregues duket se sinjalizojnë një ngadalësim të ekonomisë më të madhe në botë.

Në muajin gusht hapja e vendeve të reja të punës ra në 130 mijë, një nivel shumë i ulët krahasuar me mesataren mujore prej 223 mijë në vitin 2018. Në periudhën prill-qershor ekonomia amerikane u rrit me 2 për qind, duke shënuar rënie nga niveli prej 3.1 për qind i tre mujorit të parë të vitit.

Këto të dhëna, së bashku me rënien e investimeve nga biznesi dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare me Kinën dhe Evropën, u kanë dhënë zë shqetësimeve për një recesion ekonomik. Por  Mnuchin tha për rrjetin televiziv Fox News se "nuk sheh në asnjë mundësi për recesion".

Ai tha gjithashtu se "nuk ka dyshim se ka pasur një ngadalësim të konsiderueshëm në ekonominë botërore si në Kinë ashtu edhe në Evropë. Por përsa i takon SHBA-së ne vazhduam të jemi “fanari ndriçues”. Ne nuk kemi parë asnjë ndikim në ekonominë amerikane", shtoi ai.

Në një kohë që Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping janë përfshirë në një luftë tarifash në vlerën e qindra miliarda dollarëve ndaj importeve respektive, Mnuchin tha se ai ka shpresë në arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Pekinin gjatë bisedimeve që pritet të nisin javët e ardhshme në Uashington.

"Ata do të vijnë këtu. E shoh këtë si shenjë mirëbesimi dhe tregues që duan të vazhdojnë të negociojnë", tha zoti Mnuchin. "Ne jemi të gatshëm të negociojmë dhe nëse mund të arrijmë një marrëveshje që do të jetë e mirë për ne, do ta nënshkruajmë. Nëse jo, presidenti është plotësisht dakort me vazhdimin e tarifave".

Sekretari i Thesarit shtoi se të dy vendet kanë një "marrëveshje konceptuale" se si të zbatojnë kushtet e çdo marrëveshje, por çështjet që shkaktojnë polemika mbeten.

SHBA-ja kërkon ndryshime në mënyrën sesi Kina garanton mbrojtjen e pronësisë intelektuale, dhënien fund të praktikave të dorëzimit të detyruar të teknologjisë amerikane tek kompanitë kineze si dhe ulje të sufiçitit vjetor tregtar të Kinës, në raport me SHBA-në.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël