Një anije e ashtuquajtur e “flotës hije” të lidhur me Iran, M/V Sevan, është ndaluar nga forcat amerikane në Detin Arabik, në kuadër të bllokadës ndaj eksporteve energjetike iraniane të vendosur nga Donald Trump.
Lajmi është bërë i ditur nga United States Central Command (Komanda Qendrore e SHBA-së), përmes një deklarate të publikuar në rrjetin X.
Sipas njoftimit, M/V Sevan është një nga 19 anijet e vendosura më parë nën sanksione nga Departamenti i Thesarit amerikan për aktivitete që lidhen me transportin e miliarda dollarëve produkte energjetike, nafte dhe gazi, përfshirë propan dhe butan, drejt tregjeve të huaja.
Anija është ndaluar nga një helikopter i Marinës amerikane, i ngritur nga anija luftarake USS Pinckney. Më pas, ajo është detyruar të ndryshojë kurs dhe të rikthehet drejt Iranit nën eskortë, sipas autoriteteve amerikane.
Sipas të njëjtit burim, anija është në pronësi dhe administrohet nga kompania “Anka Energy & Logistics Co.” me seli në Dubai.
“Forcat amerikane vazhdojnë të zbatojnë bllokadën detare në hyrje dhe dalje të porteve iraniane dhe që nga nisja e këtyre masave janë devijuar 37 anije”, thuhet në deklaratën e Komandës Qendrore të SHBA-së
Lajmi kryesor:
Bisedimet me Iranin, Trump: Do të marrim 'pluhurin bërthamor'! Presidenti amerikan zbut tonet ndaj Kinës: Nuk jam i zhgënjyer, por mund të bënin më shumë!









