TIRANE - Moldavja Zvetlana Shebeljeve është fituesja e Maratonës Ndërkombëtare e Tiranës e cila u zhvillua për herë të parë në kryeqytet.
Nisi sot rreth orës 09:22 Maratona Ndërkombëtare e Tiranës, që për herë të parë zhvillohet në kryeqytet. Ceremonia nisi me fjalët përshëndetëse të kryebashkiakut Lulzim Basha, ministrit të Kulturës Aldo Bumci si dhe kryeministrit të vendit Sali Berisha.
Kryeministri i dha startin kësaj maratone ku marrin pjesë mbi 3 mijë vrapues nga e gjithë bota. Maratona ka bllokuar edhe një pjesë të madhe të rrugëve të kryeqytetit. Në fjalën e tij kryeministri Berisha nënvizoi se organizimi i kësaj maratone është një nga ngjarjet më me rëndësi pëj kryeqytetin, ndërsa u shpreh se, “E organizuar në kuadër të 100-vjetorit vjen si një perlë e vërtetë në kurorën e këtij 100-vjetori”. Që të fitosh maratonën, tha më tej kreu i qeverisë duhet të dëshmosh vullnet të hekurt.
Sipas Bashkisë së Tiranës, që është edhe organizatorja e këtij aktiviteti, rrugët nga do të kalojë maratona dhe që për pasojë do të jenë të bllokuara janë:
Fillimisht u bllokua sheshi “Skënderbej”; e me pas kryqëzimi i “21 Dhjetorit”; kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me “4 Dëshmorët”; kryqëzimi i rrugës së “Kavajës” me ish “Uzina Enver”; rreth rrotullimi i Doganës; Kopshti Botanik; hyrja e Gardës; karburanti tek “Kinostudio”; hotel “Mondial” rruga “Muhamet Gjollesha”; përfundimi sheshi “Skënderbej”.
Pastaj kryqëzimi tek Blloku i Librit Universitar; kryqëzimi i sheshit “Willson”; kryqëzimi stadiumit “Dinamo”; kryqëzimi i “Komunës së Parisit”; tek kthesa e shkollës “Vasil Shanto”, djathtas përgjatë unazës; fundi i kryqëzimit në rrugën “Myslym Shyri” me dalje në unazë; kryqëzimi i “21 Dhjetorit”; kryqëzimi tek banka (stacioni i autobuzave për në Kombinat); kryqëzimi në hyrje të rrugës së Durrësit; rreth rrotulli i i Zogut të Zi si dhe kryqëzimi i Stacionit të Trenit.
Bllokimi i rrugëve bëhet në mënyrë graduale dhe lirohen njëra pas tjetrës.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com