Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes tyre, me takimin e përbashkët të Gjeneral Bashkim Jasharit, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Arben Kingjit, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, dhe Gjeneral Tihomir Kundid, Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, sipas së cilit, ky takim sinjalizon vullnetin për më shumë bashkëpunim ushtarak mes vendeve, më shumë ndërveprueshmëri dhe më shumë gatishmëri operacionale.

Fokusi i takimit ishin stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.

Sipas Vengut, 2026-a  do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike.

 

Postimi në rrjete sociale i Ministrit Vengu