Shefi i CIA-s e sheh luftën në Ukrainë si dështim të Putinit: Rusia do të paguajë çmim të madh

Shefi i CIA-s e sheh luftën në Ukrainë si dështim të Putinit: Rusia do të paguajë çmim të madh

Vladimir Putin

Vladimir Putin

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns thotë se ka gjasa që sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më të rënda, që do të mbahen mend, për presidentin rus Vladimir Putin.

“Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës, apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështimi”, tha Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike, që u mbajt në Uashington të enjten.

"Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh", tha Burns. "Jo vetëm që u ekspozua dobësia e ushtrisë ruse, por lufta do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat e ardhshëm në Rusi".

Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang.

Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se forcat tokësore ruse "janë degraduar deri në pikën, që do t'u duhen vite për t'u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte".

Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin Putinin që të negocionte të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve. Por presidenti rus duket se e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

"Nuk ishim ne ata që filluam operacionin ushtarak, ne po përpiqemi t'i japim fund", tha Putin në një forum ekonomik në qytetin port të Vladivostokut të mërkurën, duke përsëritur qëndrimin e tij të hershëm se ai ishte i detyruar të dërgonte forca në Ukrainë për të mbrojtur rajonet separatiste të mbështetura nga Moska, që kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

"Në planin afatgjatë, do të ndihmojë në forcimin e vendit tonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit", shtoi ai. Drejtori i CIA-s tha të enjten se ai pret që lufta në Ukrainë të provojë se Putinin e ka gabim.

"Putini ka vënë bast që do t’ia dalë të jetë më i fortë se ukrainasit, evropianët dhe amerikanët", tha Burns. "Pikëpamja e tij ka qenë gjithmonë se ne (Perëndimi) kemi probleme me vëmendjen dhe do të shpërqendrohemi. Por Putini gabon, po aq sa gaboi thellësisht në supozimet e tij që nga shkurti i kaluar, në lidhje me vullnetin ukrainas për të rezistuar, apo dhe vullnetin e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë për të mbështetur ukrainasit”, shtoi ai./VOA


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë: Kievi rifiton kontrollin e mbi 30 vendeve, kundër sulmi po përparon! Moska dërgon edhe 1300 ushtarë çeçenë! Kapet rob në Ukrainë oficeri më i lartë rus,


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës