Shefi i FMN-së: Qeveria të ketë
kujdes,borxhi më i lartë në rajon

Shefi i FMN-së: Qeveria të ketë <br />kujdes,borxhi më i lartë në rajon
SHBA - Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi u shpreh se viti 2013 do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” zyrtari i FMN-së e konsideron borxhin e Shqipërisë si më të lartin në rajon dhe vë theksin në problemi tjetër, pasi gati gjysma e borxhit të Shqipërisë është afatshkurtër dhe maturohet brenda 12 muajsh.

Sipas shefit të FMN-së për Shqipërinë “një faktor tjetër që ndikon është se borxhi i brendshëm, 70 përqind e tij mbahet nga sistemi bankar, që në vetvete është në pronësi të lartë të bankave të huaja”.

Nadeem Ilahi këshillon autoritet shqiptare duke theksuar se duhet të ishte treguar kujdes, pasi klima financiare në Evropë mund të sjellë një rrezik më të madh me këtë përqindje kaq të lartë të borxhit të Shqipërisë. "Në këtë fazë, me këtë borxh të lartë, qeveria nuk mund të stimulojë më ekonominë".

SEKTORI ENERGJETIK PA INVESTIME, IKJA E CEZ SHKAKTON PROBLEME

Duke folur për kompaninë CEZ Shpërndarje shefi i FMN-së për Shqipërinë u shpreh se problemet me CEZ-in kanë ekzistuar për një farë kohe dhe kjo ishte si pasojë e privatizimit. Sipas Ilahi sektori energjetik pati mungesë investimesh dhe thekson se ikja e CEZ-it nga Shqipëria mund të krijojë probleme të tjera.

“Sektori energjetik pati mungesë investimesh dhe tarifat nuk u përshtatën duke bërë që kompania të mos arrinte të mbulonte shpenzimet. Largimi i CEZ-it është produkt i kësaj situate që do të shkaktojë probleme të tjera. Kjo do të sjellë nevoja për importin e energjisë dhe qeveria duhet të mendojë për këto faturë. Ikja e CEZ-it mund të krijojë probleme të tjera që mund të kërkojnë vëmendje fiskale”, u shpreh Nadeem Ilahi.

KREDITE E KEQIJA JANE RRITUR
I pyetur për huat e këqija shefi i FMN-së për Shqipërinë shprehet se në Shqipëri raporti mes kredive të këqija dhe numrit total të kredive është ndër më të lartit në rajon.

“Sistemi bankar ka pasur rritje të qëndrueshme të huave të këqija. Në Shqipëri sistemi financiar po vuan nga kriza në pjesë të tjera të ekonomisë. Raporti mes kredive të këqija dhe numrit total të kredive është shumë i lartë, ndër më të lartit në rajon. Në të njëjtën kohë, Banka e Shqipërisë ka ndjekur politika të drejta për të siguruar që bankat e tjera do të kenë rezerva monetare të mjaftueshme për të amortizuar tronditjet nga huatë e këqija. kreditë e këqija janë rritur, në fakt ndikimi në sistemin financiar mund të mos jetë shumë i madh. Ne kemi dhënë rekomandimet tona për të përmirësuar situatën. Likuidimi i kolateralit që kanë kreditë e këqija nuk është i lehtë për t’u kryer, kryesisht për shkak të pengesave ligjore. Rekomandimi ynë është që të punohet për ta përmirësuar këtë në mënyrë që bankat të marrin kolateralin më shpejt”, u shpreh Nadeem Ilahi.

2013 VIT ELEKTORAL, TE RUHET DISIPLINA FISKALE
Në fund të intervistës së tij, kreu i FMN-së për Shqipërinë rekomandon edhe njëherë që të tregohet kujdes me çështjen e borxhit. Sipas Ilahit 2013 është një vit elektoral dhe është shumë e rëndësishme të ruhet disiplina fiskale.

“2013-a do të jetë një vit i vështirë. Rekomandimi ynë është që çështja e borxhit të trajtohet me kujdes. Ne e kuptojmë se nuk mund të shkurtosh shumë borxhin në një kohë si kjo, por në të njëjtën kohë dobësia që vjen nga mbajtja e këtij borxhi në këtë përqindje nga banka duhet të minimizohet. Ky vit gjithashtu është një vit elektoral dhe mendoj se është e rëndësishme të ruhet disiplina fiskale. Në fund do të thosha se ka probleme me reformat strukturore për të cilat Shqipëria ka shumë nevojë për rritjen në të ardhmen, duke filluar me zbatimin bazë të kontratave, problemet me të drejtat e pronësisë që janë pengesë për investimet e huaja. Këto kërkojnë mbështetjen e të gjitha forcave të spektrit politik që sigurisht është e vështirë të realizohet në një kohë si kjo, por duhet të punohet për ta realizuar. Ka problem gjithashtu me reformat institucionale, si ajo në sistemin e drejtësisë që kërkohen edhe nga Bashkimi Evropian për pranimin e Shqipërisë dhe kjo gjithashtu kërkon konsensus politik. Këto janë drejtime që do t’i shërbejnë Shqipërisë në të ardhmen”, përfundoi Nadeem Ilahi.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë