
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ndihma ushtarake nga aleatët dhe partnerët i ka përmirësuar ndjeshëm gjasat e Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të saj të paprovokuar.
Deklarata e shefit të NATO-s erdhi përderisa Kievi zyrtar raportoi se luftime të ashpra po zhvilloheshin për ta fituar kontrollin e Bahmutit, qytet në lindje të Ukrainës që ka qenë epiqendra e ofensivës ruse.
Stoltenberg, duke folur para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se më shumë se 98 për qind e pajisjeve luftarake të premtuara nga aleatët tashmë i janë dorëzuar Ukrainës.
Megjithatë, shefi i aleancës ushtarake paralajmëroi se nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrë Rusinë pavarësisht nga mbështetja ushtarake e paprecedentë që Ukraina mori nga partnerët dhe aleatët e saj.
Deklaratat e Stoltenbergut erdhën mes raporteve se Kievi po përgatiste një kundërofensivë të shumëpritur që mund të niste sapo të ngrohej moti dhe të përmirësohej terreni.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Prigozhin: Armëpushimi në Bakhmut? Një humor ushtarak! Putin bisedë telefonike me Erdogan
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.1%
-
Jo
48.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 7393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kellogg: SHBA e kupton nevojën e Ukrainës për garanci sigurie
19 Shkurt, 18:40
-
Trump quan Zelenskyn një diktator: Ky komedian modest na ka marrë miliarda dollarë
19 Shkurt, 17:29
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Putin: Ka rezultate pozitive! Askush nuk e përjashton Ukrainën nga negociatat
19 Shkurt, 15:33
-
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
19 Shkurt, 12:32
-
Takimi në Riad për paqen në Ukrainë, Agim Nesho: SHBA dhe Trump duan të ndajnë Rusinë nga Kina! Europa dhe Zelensky do jenë pjesë e bisedimeve me Putin
19 Shkurt, 12:28
-
Përse Donald Trump nisi një sulm frontal kundër presidentit Zelensky?
19 Shkurt, 12:12
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit
19 Shkurt, 08:32
-
Plani SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë/ Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në tryezën e negociatave? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë
18 Shkurt, 23:03
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26