TIRANË- Shefi i ORL tek spitali Francez Besim Boçi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar e për pasojë dërguar në Turqi.

Referuar po të njëjtave burime, tashmë ai paraqitet në gjendje të stabilizuuar.

Turqia është një nga vendet ku një pjesë e mirë e pacientëve në gjendje të rënduar dërgohen për një trajtim mjekësor të specializuar.

Më herët ka qenë deputeti i Enver Roshi, i prekur me COVID, i cili u dërguar drejt Turqisë, ndërkohë që pjesë e listës janë edhe një numër i konsiderueshëm biznesmenësh.