Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e mbajtjes hapur të linjave të komunikimit, njoftoi Pentagoni. Ky është komunikimi i parë në më shumë se një vit. Palët ofruan vështrime të ndryshme lidhur me bisedën telefonike.

Zoti Austin e nxiti bisedën telefonike, e para që nga marsi i vitit 2023, tha për shtypin zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se zoti Belousov e paralajmëroi Sekretarin Austin për rrezikun e vazhdimit të furnizimit të Ukrainës me armë amerikane në konfliktin 28-mujor me Rusinë.

“Belousov vuri në dukje rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës përmes furnizimit të vazhdueshëm të ushtrisë ukrainase me armë amerikane”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, aneksimi i katër prej rajoneve të saj dhe përparimet e ngadalshme në pjesën lindore, i kanë dëmtuar marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, niveli më i ulët që nga kriza e vendosjes së raketave ruse në Kubë në vitin 1962.

Moska tha gjatë fundjavës se Shtetet e Bashkuara ishin përgjegjëse për një sulm ukrainas në gadishullin e Krimesë, me pesë raketa të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, ku u vranë katër persona.

Furnizimi i Ukrainës me armë amerikane rifilloi në muajin prill pas miratimit nga Kongresi të një pakete ndihme prej 61 miliardë dollarësh. Shtetet e Bashkuara thonë se i mbështesin kërkesat e Ukrainës për tërheqjen e trupave ruse dhe respektimin e kufijve të vendosur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Gjatë bisedës së Sekretarit Austin në vitin 2023 me shefin e atëhershëm të mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu, shefi i Pentagonit tha se i kishte komunikuar homologut rus sjelljen e rrezikshme të pilotëve luftarakë rusë që shkaktuan rrëzimin e një droni amerikan në Detin e Zi afër Ukrainës./VOA

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 26/06/2024 09:43

    na e kthyet edhe telegramin si encro chat kaq te rrezikshem po interesi i botes eshte te binde rusine u rikthehet marreveshjeve jo lufta e pashmangshme me hezbollahun dhe hutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fier, vdes 64-vjeçari! Humb kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga

Aksident në Fier, vdes 64-vjeçari! Humb kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga