TIRANË- Asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Kakavijës. Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të kësaj pike, Vilson Dine, tha se gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare.

Po ashtu gjatë këtij viti, nga ana e Policisë Kufitare janë evidentuar dhe goditur dy raste të braktisjes së fëmijëve ne vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit.

Në fokus kanë qenë edhe personat e shpallur në kërkim kombëtar dhe 20 operacione të përbashkëta me Frontex, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit emigrantëve.

"Asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Klaimit Kufitare të Kakavijës.  Objektivi kryesor i Policisë Kufitare është rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët. -Parandalimi e goditja pa kompronis e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme; Parandalimi dhe ndëshkimi i braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit; Forcimi i bashkëpunimit me DVP Gjirokastër, autoritetet doganore dhe Policinë Kufitare greke.

Lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020, ju informoj si më poshtë vijon: Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare të ndodhura në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, konkretisht disa prej rasteve si më poshtë vijon:

3 raste “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku janë arrestuar 3 autorë dhe janë sekuestruar 555 gr. heroinë dhe 346.5 gr cannabis sativa;
9 raste “Trafikimi i mjeteve motorike”, ku janë sekuestruar 7 automjete luksoze dhe 2 kamionë;
6 raste “Falsifikimi i dokumenteve”, ku janë vënë para përgjegjsisë penale 6 shtetas shqiptarë e të huaj;
2 raste të “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë dhe mallrat e licensuara”, ku janë sekuestruar 140 paketa cigaresh dhe një sasi e konsiderueshme ilaçesh;
7 raste të “Mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, ku janë sekuestruar në total 254.000 euro dhe 15.450 paund;
1 rast “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufirit”, ku është arrestuar 1 autor;
3 raste “Moszbatimi i aktit normativ për masat anticovid dhe gjatë pandemisë”. Gjatë vitit 2020, nga ana e Policisë Kufitare janë evidentuar dhe goditur dy raste të braktisjes së fëmijëve ne vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit.
Gjithashtu edhe disa raste të tjera të të veprave të ndryshme penale të ndodhura në P.K.K. Gjatë kësaj periudhe janë kapur në Pikën e Kalimit të Kufirit, 23 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;  Mbi 20 operacione të përbashkëta me DVP Gjirokastër dhe Frontex, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit emigrantëve nga vendet e treta", tha Dine.