BRUKSEL - Rreth 400 vendimet e dhëna nga gjyqtarët e EULEX-it dhe 40.000 raste të zgjidhura të pronësisë me ndihmën e EULEX-it, kanë qenë statistika mbresëlënëse. Kështu është shprehur shefi i ri i EULEX-it, Berndt Borchardt gjatë një konference për shtyp në Bruksel me shefin aktual të Misionit, Xavier de Marnhac.

Borchardt do të marrë detyrën e tij më 1 shkurt.

"Unë mezi po pres këtë rol sfidues dhe interesant. Unë nuk e nënvlerësoj detyrën përpara dhe jam shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e lartë të këtij mision për popullin e Kosovës", tha zoti Borchardt.

Borchardt, një diplomat gjerman, vjen në krye të Misionit të BE-së në Kosovë duke pasuar gjeneralin francez Xavier But de Marnhac, i cili është në këtë funksion që nga 15 tetori i vitit 2012.

(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)