Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik, Erion Ismaili nuk është nën hetim. Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë lajmet në media se Ismaili po hetohej pasi kishte marrë ryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europiane.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria sqaron se për mashtrimin e të huajve me Call Center janë arrestuar Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj.
"Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë , nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S., F.Q. dhe M.K", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Policia ka ushtruar kontrolle në këtë Call Center ku sekuestroi disa kompjutera dhe pajisje të tjera. Gjatë këtij operacioni që u zhvillua në datën 15 prill, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj, ky i fundit zyrtar i lartë në UKT.
Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe i ka dërguar administratorëve të call centerit kishte hyrë garant tek dy personat e tjerë të arrestuar për t’i mbrojtur nga policia.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
58.9%
-
Kurti
35.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 426
Lajme të tjera
-
Mashtronin italianët përmes Call Centerave, në pranga 2 administratorë në Tiranë, në kërkim dy të tjerë! Sekuestrohen 68 mijë euro (EMRAT)
22 Shtator, 11:20
-
Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës kthen dosjen mbrapsht: Materialet nuk ishin të plota
22 Shtator, 10:51
-
Mbolli kanabis në ballkon, Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin e Gjykatës për Encën, kërkon të kthehet në burg
19 Shtator, 12:35
-
Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, media spanjolle: Amant Josifi lihet i lirë në Dubai! Avokati: Është biznesmen, i kishte marrë me qira
15 Shtator, 10:55
-
Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, arrestohet në Dubai, Amant Josifi! Do të ekstradohet drejt Spanjës
14 Shtator, 14:04
-
Përgjigje ruse kundër hackerave/ Prokuroria kërkoi informacione nga Moska për iranianët
7 Shtator, 20:22
-
AMP kallëzon në Prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, gjetën një linjë interneti të paautorizuar, përdorej për të transferuar të dhëna! Dyshimet për Bistrin
15 Gusht, 11:34
-
Tiranë/ Mashtronin grekë e italianë për investim në bursa, 6 të arrestuar, në kërkim administratori i Call Center! Sekuestrohen 110 kompjuterë
2 Gusht, 11:24
-
Skema e mashtrimi me Call Center-at, eksperti zbulon për Report Tv si qytetarët futen në grackë dhe u vidhen milionat
28 Korrik, 14:59
-
Mashtrimi me Call Center-at, kapet në Himarë një nga të kërkuarit, shkon në 10 numri i të arrestuarve
28 Korrik, 13:08
-
Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 mln euro pasuri të biznesmenit të vrarë në Laç Ndue Gjergji! 18 apartamente, vilë, kazino dhe disa makina të përfituara nga trafiku i drogës
28 Korrik, 12:06
-
Prokuroria kërkon sekuestrimin e 31 pasurive të Ndue Gjergjit! Pronat e biznesmenit të vrarë në Laç me vlerë 20 mln €
27 Korrik, 15:53
Aty ne Shqiperi eshte cudia vet Po si mo ska hetim ku ka callcenter dhe kembim valutor pa miratimin e kumbarit Erjon Ismailaj Shtet picash
PërgjigjuJa nje lajm i mire per ne shqiptaret ,erion ismaili i pafajshem :-) ,tani duhet ti kerkojme falje se i kemi prish imazhin ,falja do jete aq e thelle sa doi kerkojme falje edhe per ate rastin kur e perjashtuan nga policia ne vitin 2007 se grabiti me arme nje kamburant ne himare,shtet legen qe vetem kriminelat promovon dhe perkrah.
PërgjigjuUpss …. He mo gero, rro si shit tani!
Përgjigju