Njëri prej drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dha mbrëmë dorëheqjen, duke akuzuar gazetën “Shqiptarja.com”, se i kishte cënuar nderin e familjes. Gazeta kishte botuar në datat 28, 29 dhe 30 qershor 2012, fakte me dokumente dhe fotografi , që tregonin një konflikt të pastër interesi të drejtorit të shefit të Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, ku bashkëshortja e tij ishte implikuar në trafikun e armëve me firma të huaja.
Ndjesia e parë është fitorja e një medie që denoncon me fakte dhe vë gishtin në plagë, ndërsa i akuzuari largohet nga detyra, sepse ka abuzuar me të. Pastaj është ndjesia se qeveria ka reaguar, duke u ndërgjegjësuar se është shkelur ligji me të dyja këmbët. Deri këtu ne dukemi një demokraci funksionale, ku gjithçka ecën nëpër shinat e llogari-dhënies dhe një qeverisjeje transparente, e cila nuk i fsheh asgjë publikut dhe ndëshkon zyrtarët e korruptuar. Por a është një fitore dorëheqja e kolonelit Zyla?
“Shqiptarja.com” nuk akuzoi shtetasin Ylli Zyla, por drejtorin e SHIU-t, për implikim në një trafik, në konflikt të pastër interesi. I cili kurrsesi nuk është bërë pa dijeni e strukturave të tjera të larta të Ministrisë së Mbrojtjes. Këtë kërkuan të mësojnë deputetët e komisionit Parlamentar të Sigurisë, që tre ditë më parë kërkuan të kontrollonin dikasterin e drejtuar nga ministri Arben Imami. Dhe pas kolegëve të PS, edhe deputetë të PD-së, kërkuan sqarime se çfarë po ndodh me Ministrinë e cila, vetëm mëse katër vite më parë ishte arkitektja e tragjedisë së Gërdecit, ku ishine vrarë 26 njerëz të pafajshëm, plagosur dhjetra të tjera dhe mashtruar edhe partnerët në koalicionin antiterror.
Dyshimi, do të uronim të mos jetë i vërtetë, është se mos dorëheqja e kolonel Ylli Zylës, është vetëm se me largimin e tij është kërkuar që të mbyllet dosja për trafikun e armëve dhe municioneve. Ky do të ishte një veprim tinzar, i paramenduar, por që kërkon një reagim nga opozita, por edhe pjesa e panjollosur e PD-së, që sheh se me sa duar po zhvaten të mirat materiale prej një grushti njerëz me lidhje në pushtet. Ndaj hetimet duhet të vijojnë, për të mos u mjaftuar me ikjen e një zyrtari, por të gjithë bandës që komandon punët e pista në këtë vend.
/Shqiptarja.com