Shefi i trafikut për Report TV: Do plotësohet sinjalistika për këmbësoret te ish-sheshi 'Shqiponja'! Masa deri në shoqërimin me eskortë të ambulancave

TIRANË- Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka ka bërë një panoramim të plotë të gjithë situatës në ish- sheshin "Shqiponja", pas bllokimit për shkak të punimeve për Unaza e Madhe. Në një intervistë për Report Tv, në hapësirën "live" të pasdites, Gjoka ka bërë me dije se problem ka qenë trafiku në hyrje të Tiranës, por edhe lëvizja e këmbësorëve.

"Problematika ka qenë e shtuar kryesisht në hyrje të Tiranë, autostrada Tiranë, nga Kamza në drejtim të Tiranës dhe rrugët alternative, Mëzes, Kombinati dhe Kashari, dalja ka qenë në parametra më të mira e hyrje. policia ka qenë me shërbime të shtuara dhe do të vijojë deri sa të krijohet një menaxhim më të mirë. Në një kantier ndërtimi sinjalistika ka ngjyrën e verdhë, sinjalistika do të plotësohet, ka pasur një problematik sa i përket informimit të këmbësorëve, kryesisht të atyre që i çojnë fëmijët në shkollë, ka një penalizim hyrjes nga sheshi "Shqiponja" drejt Laprakës në lidhje me transportin urban dhe mbase kjo është mungesa e orientimit të lëvizjes së këmbësorëve. Ditë pas dite ne jemi në kontakt në ARDSH dhe autoritet për të përmirësuar sinjalistikën rrugore dhe ndërhyrje të tjera për të lehtësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve të emergjencave", tha Gjoka.

Në vëzhgimin e Report TV të bërë mengjesin e kësaj të henë, u vu re vështirësia që kishte ambulanca për të shkruar drejt spitalit. Për këtë, shefi i trafikut tha se ka një plan të mirëfiltë  që shkon deri në shoqërimin me eskortë të ambulancës.

"Gjatë hartimit të planit gupet e punës i kanë menduar të gjitha opsionet e mundshme. Ne kemi lënë të lirë "Abedin rexha" që e kemi me një sens hyrës të bërë të mundur që ambulanca të mos bëj një qarkore të largët te Pallati me Shigjeta, por të kalojë në rrugë të dedikuar për këto emergjenca. Ne kemi forca të shtuara në terren dhe nëse rrugët alternative do kenë trafik të rënduar siç është orari kur ne po flasim do sigurojmë rrugë kalime të tjera deri në deri në eskortimin e policisë rrugore për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për t'u dhënë mundësi atyre që duhet të marrin ndihmën e shpejtë", shtoi shefi i trafikut urban në Tiranë.

Kjo situatë do të vijojë për katër muaj dhe "pasojat" do vihen re edhe në zona të tjera të kryeqytetit, të cilat i listoi Gjoka. Një mesazh ka pasur qytetarët, duke sqaruar se policia rrugore, e cila këto kohë, do punojë me kapacitet të shtuar, është aty për të orientuar qytetarët, jo me qëllimin për të vendosur gjoba. Megjithatë, nuk do të telorohen kurrsesi shoferët të cilët përfitojnë nga kjo situatë.

"Duke e konsideruar rëndësinë e kësaj vepre publike, edhe problematika do jetë e madhe, trafikun ndihet më së shumti te rruga e Kavajës, rruga e Elbasanit, Bajram Curri, Unazën e Mesme, dhe shumë zona të tjera që lidhin 21 dhjetori dhe Traumën. Policia nuk ka dalë me bllok për të ndëshkuar shoferët, të gjithë janë në terren për të lehtësuar lëvizjen e trafikut dhe për t'i informuar dhe ditë pas dite duke parë kthimin në normalitet, por nuk do mungojnë gjobat për ata që përfitojnë nga kjo situatë", përfundoi ai në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari