Vëzhgimi i Report Tv/ Sot devijohet lëvizja te ish- sheshi 'Shqiponja'! Më shumë trafik në hyrje të Tiranës! Mungojnë vijat e bardha, këmbësorët rrezikojnë duke kaluar mes makinave

TIRANË- Kjo e hënë për shoferët që duan të dalin apo të vijnë drejt qytetit i ka bërë të jenë paksa të konfuzuar mbi rrugën që duan të përshkojnë! Kjo sepse nga sot, 26 tetor 2020, ka nisur devijimi i trafikut për shkak të punimeve që bëhen për 'Unazën e Madhe'.

Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka raportuar live nga ish- sheshi "Shqiponja", ku shihet që nuk ka pasur një trafik të rënduar në këtë zonë, që prej kohësh ishte shndërruar në një gangrenë për të gjithë qytetarët.

Më shumë trafik ka pasur për makina që vijnë drejt Tiranës, ku vështirësi ka pasur edhe për ambulancën që të kalojë. Siç shihet në videon e Report Tv, ambulanca ka pasur vështirësi në qarkullim, por nuk është bllokuar totalisht, ku automjetet kanë arritur që t'i hapin rrugën me aq sa kanë mundur.

Ajo që është më problematike është mungesa e vijave të bardha, ku qytetarët për mikrofonin e Report Tv thonë se kanë frikë, por janë të detyruar të kalojnë për në anën tjetër të rrugës në mes të makinave.

"Kemi shumë frikë, ishim në punë, tani do ikim. S'ka vija të bardha, do punosh të hash", tha një qytetare. Kamera e Report Tv kapi edhe një moment të një këmbësoreje e cila është detyruar që të kthehet disa herë pas sepse asnjë nga makinat nuk ia hapi rrugën.

Kjo situatë do të vijojë për 4 muaj, periudhë e cila përkon edhe me përfundimin e punimeve.

Si do bëhet devijimi i trafikut
"Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më  sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet. Do ketë një devijim të vogël në të djathtë në rrugën në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës. Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta. Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”. Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veri i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”, sqaroi më herët drejtori ARRSH.

Si do të devijohet lëvizja për qytetarët që hyjnë në Tiranë

Si do të devijohet lëvizja për qytetarët që dalin nga Tirana

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Devijimi i trafikut te ish- Sheshi Shqiponja, ambulanca vështirësi për të kaluar (VIDEO)

Për shkak të punimeve që po bëhen te ish- sheshi Shqiponja, është devijuar trafiku. Kjo ka sjellë edhe vështirësi në qarkullim, të makinave, përfshirë këtu edhe të ambulancës. Siç shihet në videon që Report Tv sjell, ambulanca ka vështirësi për të kaluar për shkak të trafikut të madh që është krijuar në zonën e njohur si Dogana në Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zajmi: 26/10/2020 23:53

    DUHET TE investohet shume ne rruget e shqiperise,te gjitha te behen me tere korsi dhe te kete ura dhe jo rrethrrotullime si ne lushnje e fier....,,edhe rruga tirane -durres duhet ti shtohet dhe nje korsi tjeter,,,eshte e ngushte me dy korsi,,,dhe rruget dytesore duhen te asfaltohen se jane mizerje fare....

    Përgjigju
  • Mengjes: 26/10/2020 08:31

    te shkoj dikush nga Arrsh apo nga ministria e rrugeve dhe te bej vijezime provizore, pasi eshte teresisht kaos. Kalimi nga Ndroqi eshte nje zgjidhje minimale. Rruga tjeter teper e rendesishme eshte edhe para top chanel ku kalojne shume makina, por ka 5 muaj qe hapen kanalet dhe ashtu e lane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare