Shega antioksidant, mos lini
asnjë ditë Tetori pa e shijua

Shega antioksidant, mos lini<br />asnjë ditë Tetori pa e shijua
Shega është një frut që nuk mund ta gjesh në çdo stinë. Muaji tetor është muaji kur ky frut mbretëron me gjithë fuqinë e tij.  Vetitë e saj janë të mrekullueshme. 

 "Shegët janë ndër frutat me më shumë vlera ushqyese dhe me më shumë efekt në trupin e njeriut". Kështu është shprehur dietologia Viktoria Naço në emisionin, 'Rreze Dielli' në Report TV duke këshilluar që të mos humbim qofte dhe një dite tetori pa konsumuar pak shegë.

Ato janë të pasura me antioksidantë, kanë aftësi të luftojnë një sërë sëmundjesh dhe ndihmojnë shumë muskujt. Dietologia Viktoria Naço e quajti shegën "mbretëreshën"  e kësaj stine përsa i përket lëndëve ushqyese që na ofron.

Shega parandalon disa sëmundje
Ajo u shpreh se idealja është që ta përdorim sa më shpesh për arsye se parandalon dhe shëron shumë sëmundje. 

"Çelsi për të qenë të suksesshëm është të parandalojmë. Testimet kanë treguar se shegët janë efektive edhe në sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë, inflamacionet, kancerin e prostatës. Kundrejt tumoreve është e rëndësishme të marrim proteina sa më shumë. Duke e krahasuar shegën kundrejt produkteve të tjera arrin dhe ka gati deri në 5-fish vlera me frutat e tjera të kësaj stine.

Dhe duke qenë se kjo stinë është  pak më e prirur drejt virozëve të gripit  dhe në përgjithësi njerëzit që kanë dhe një imunitet më të ulët  dhe mos harrojmë që në këtë muaj ndodh edhe sensibilizimi kundrejt tumoreve unë do thoja se duke pasur sa më shumë ushqime natyrale siç është shega mund të pasurojmë dietën tonë  dhe t'i ofrojmë trupit tonë  atë maksimum të lëndëve ushqyese që kemi. Shega është një nga produkt që përmban më shumë vitaminë C.

Sa më e fortë të jetë ngjyra e saj aq më e dukshme dhe më e mirë është. Unë do këshilloja që në këtë periudhë  të ketë në çdo familje  të ketë në frigorifer  dhe të jetë në çdo familje  dhe të përdoret tek të gjitha gatimet",
u shpreh Naço në emisionin Rreze Dielli. 

 Ja disa ide se me çfarë mund ta kombinojmë shegën:

Shega mund të kombinohet me kos i cili mund të ishte mëngjesi ideal i kësaj stine dhe mund ti shtosh dhe fruta të thata që mund të jenë disa kokrra bajame ose arra. Në këtë raport kemi arritur dhe kemi marrë të gjithë pjesën e proteinave ditore  nga bulmeti dhe të gjitha elementët që na shërbejnë për aparatin tonë tretës.

Një propozim tjetër është shega kundrejt sallatave të ndryshme të cilat janë pasurojnë me klorofil. Do ishte një pjatë e shijshme  dhe me shumë ngjyra që mund të shijohej  nga vogëlusha që shpesh herë janë më të vështirë për të kombinuar ushqime por në këtë format e kanë pak më të thjeshtë.
 
Këto muaj që është e disponueshme që të mos e humbisni mundësinë për të konsumuar shegën sepse është një frutë që ka shumë lëndë ndryshe po të krahasohet  me frutat e tjera të kësaj stine.

shega

naco

 (Dietologia Viktoria Naço)

Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)