Këngët, vallet dhe gatimet tradicionale të zonës u bënë bashkë në edicionin e dytë të festës së panairit “Shega fest”, në qytetin e Lezhës.

Përveç promovimit të vlerave të frutit të shegës, si fruti më i kultivuar që po pasuron gastronominë ë restorantëvë të zonës pjesë e edicionit të dytë të “Shega Fest” u bë dhe kostumografia dhe kultura etnografike e qytetit verior.

Kultivues prej vitesh i këtij fruti në Lezhë, fermeri thotë që edhe pse interesi për kultivimin e shegës ka qenë në rritje nga viti në vit, ajo që ka munguar sivjet është kërkesa në treg.

"Kemi 7 vjet që e kemi mbjell shegën. Kemi 12 dynym shegë. Kanë ecur përgjithësisht, por sivjet ka çalur puna. Nuk kam kërkesa sivjet, por i duan të gjithë lirë. Në tokë kalben, nuk ke nga i çon", tha fermeri.

Për Kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu evente të tilla I shërbejnë promovimit të vlerave dhe produkteve natyrore të zonës.

Një festë tradicionale, panairi “Shega Fest” organizohet cdo vit në Lezhë duke promovuar vlerat kulturore dhe agroturistike të zonës.