Shega, ilaçi i çmuar për zemrën

Shega, ilaçi i çmuar për zemrën
PËRBËRËSIT MAGJIKË
Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije të athët dhe erë. Shega me
farat e saj të kuqe si rubin është një frut i shijshëm, por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frut i fertilitetit. Lëngu i shegës
përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C etj. Lëngu dhe vaji I nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson
tretjen e ushqimeve.

Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet eorganizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër enjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

VETITË
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Lëngu I shegës mund të quhet edhe ilaç I çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t'u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. Eksperimenti I kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmojnë për aktivizimin e substancave oksiduese. Por vetitë e saj magjike nuk mbarojnë këtu.

Shkencëtarët, pas studimit, zbuluan se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjakut. Për më tepër, ata vërtetuan se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë.


Të bukura me shegë
Prej kohësh shtëpitë e kozmetikës interesohen për frutat dhe përmirësimit që kanë ato në lidhje me flokët, trupin dhe lëkurën. Por në veçanti njëri prej tyre është përhapur gjerë: shega! Gjatë historisë që në kohë të Hipokratit, shega përdorej për të kuruar shumë patologji (inflamacione, infeksione parazitare, etj), gjithsesi është më i vonshëm zbulimi i saj në kozmetikë. Vetitë e saj riparuese janë të njohura nga grate indiane, të cilat prej shekujsh pinë lëngun e farave. Duke marrë shtysë prej këtyre, shtëpitë më të njohura të kozmetikës e shfrytëzojnë lëngun e farave të shegës për maska rigjenerimi për flokët.

Ekstrati i shegës mbron flokët edhe nga rrezet UV falë përqendrimit të lartë të tetanit dhe vitaminës C. Kremi larës gjithashtu ka veti antioksidues dhe mbrojtës, hidraton lëkurën dhe e bën atë më elastike dhe të re. Linja të ndryshme të kozmetikës konfirmojnë qe shega është futur zyrtarisht në kozmetikë dhe në parfumeri.

shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com, date 1 nentor
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat