Ulja emergjente e avionit, Shehaj: Autoriteti i kapur nga kompania, në rrezik jeta e udhëtarëve

Ulja emergjente e avionit, Shehaj: Autoriteti i kapur nga kompania, në rrezik jeta e udhëtarëve

Agron Shehaj

Ish- deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar për uljen emergjente që avioni i "Blue Panorama" mëngjesin e së djeles dhe për shpjegimin që Autoriteti i i Aviacionit Civil bëri për ngjarjen. Në një postim Shehaj e akuzon Autoritetin se nuk ka bërë asnjë hetim të pavarur dhe të thelluar por ka marrë versionin që i ka servirur kompania e avionit. Ndërkohë ai thotë se pikërisht avionët e kësaj kompanie kanë bërë  3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve. Ai shton se Autoriteti duhet të marrë masat deri në heqjen e lejes së fluturimit. 

"Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë sot agjent marketingu i kompanisë Blu Panorama për të gënjyer shqiptarët mbi seriozitetin e defektit që pësoi një nga avionët e saj para dy ditësh, çfarë çoi në ulje të rrezikshme emergjence.

Autoriteti është kapur nga Kompania dhe ka braktisur qytetaret sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar dhe të pavarur ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.

Vetëm gjatë vitit të fundit, avionët e Blu Panorama qe operojnë me Shqipërinë kane bërë 3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve.

Autoriteti i Aviacionit Civil, në vend që të komandohet nga kompania ajrore, duhet ta vendosë para përgjegjësisë për masat e nevojshme për të ulur riskun, dhe madje pse jo, të paralajmërojë kompaninë për heqjen e lejes së fluturimit."

Agron Shehaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja