Shehaj: Ja se si do të ndryshojë
mënyra e kontrollit tatimo

Shehaj: Ja se si do të ndryshojë<br />mënyra e kontrollit tatimo
TIRANË - Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, u ka bërë thirrje bizneseve, anëtarë në Dhomën Amerikane të Tregtisë, që të mos bëhen pre e korrupsionit.

Duke folur në tryezën e organizuar mes bizneseve dhe Tatimeve, shefja e tatimeve Briseida Shehaj, tha se, korrupsioni mund të luftohet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit midis administratës tatimore dhe biznesit.

“Ka shumë gjëra që nuk shkojnë. Nuk mbushtet buxheti me gjoba. Përsa i përket avokatit të tatim paguesve, kjo strukturë duhet dhe ne do ta fuqizojmë. Kjo është një strukturë në varësi të Ministrisë së Financave. Ky avokat ka bërë një raport ku dukesh pikat konkrete ku tatimet duhet të ndërhyjnë”, deklaroi gjatë fjalës së saj, drejtoresha e Tatimeve.

Sipas Shehajt, ligji është i njëjtë për administratn tatimore dhe biznesin, por ligji interpretohet ndryshe, “dhe më e mira është mbledhja dhe diskutimi i këtyre gjërave”. Sipas saj, “përsa kohë është biznesi ekzistojnë edhe tatimet”.

Drejtoresha e tatimeve tha se, do të ketë procedura të reja në kontrollin e ndërmarrjeve. “Kompania do të njoftohet dhe ti dërgohen pikat ku do të kontrollojnë, që tatimet të mos rrinë një muaj”, tha Shehaj.

“Kompensimi nuk është faji juaj, besoj se edhe ju e keni mësuar që ato 5 milionë dollarë dhe 295 milionë lekë nuk duhet të kishin shkuar atje ku kanë shkuar. Ka edhe të kompensuar, por ka edhe të pa kompensuar”, deklaroi në fund, drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…