/ATSH/-Shqetesimit te qytetareve për cilësinë, por edhe vjedhjen e hapur që u bëhet për pikat e furnizimit të karburanteve, i bashkohet edhe administrata tatimore.
Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Drejtore e Tatimeve, Brisida Shehaj, u shpreh se, shume prej pikave të karburanteve bashkëpunojnë me kompanitë e pajisjeve fiskale për mos faturim të gjithë sasisë së tregtuar.
Ndërsa, drejtore e Doganave, Elisa Spiropali, tha se problematikë në këtë sektor është më tepër prodhimi vendas, sesa ai i importuar.
Sipas statistikave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vetëm për karburantet gjatë 9 mujorit të këtij viti janë regjistruar 3.8 milion kupona tatimorë, ndërkohë që të njëjtën periudhë të një viti më parë janë regjistruar 2.9 milion kupona tatimorë.
/Shqiptarja.com